Një person ka mbetur i plagosur me thikë këtë të hënë në kryeqytet. Burime paraprake për ABC News thonë se ngjarja ndodhi tek “Rruga e Elbasanit”.
Gjithçka mësohet të ketë ndodhur pas një sherri mes dy personave.
Nuk dihet ende identiteti i të plagosurit, megjithatë mësohet se ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje