Plagoset me thikë 43-vjeçari shqiptar në Greqi, transportohet në gjendje të rëndë në spital

120
Sigal

Një 43-vjeçar shqiptar është plagosur me thikë në Larisa të Greqisë, dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Mediat greke raportojnë se shqiptari ka qenë duke punuar në një stan, por pas grindjes me një tjetër punëtor nga Pakistani, ky i fundit e ka plagosur me thikë në bark.

Ende nuk dihet identiteti i shqiptarit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.