Plagoset me thikë 19-vjeçari në Durrës, arrestohet autori i dyshuar

239
Sigal

Një sherr ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës. Një 19-vjeçar me inicialet E.H, ka mbetur i plagosur pasi u godit me thikë.

Ai është dërguar në spital, kurse autori i dyshuar i ngjarjes është kapur në banesë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.01.2021, rreth orës 10:00, në lagjen nr. 7, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi E. H., 19 vjeç, i cili është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi S. K., të cilin shërbimet e Policisë e kapën në banesën e tij dhe po e shoqërojnë në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.