Plagoset me armë zjarri 40 vjeçari në Durrës

114
Sigal

Plagosje në Durrës.  40-vjeçari me iniciale D.B., është paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore pasi kishte marrë plagë në trup.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 17 në Durrës. Policia informon se sapo ka mësuar se personi ishte plagosur, shkoi dhe kreu verifikimet.

Dyshohet se ai është plagosur me armë zjarri nga shtetasi me iniciale G. P, 28-vjeç. Policia po vijon kontrollin e zonës për kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri në lagjen “Nr 17” Durrës, shtetasi D. B., 40 vjeç. Pas njoftimit të marrë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e shpejta hetimore paraprake të kryera ka rezultuar se 40 vjeçari D.B, dyshohet se është plagosur nga shtetasi G.P., 28 vjeç.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.