Plagosën sekretarin e PD-së brenda zyrës së partisë, arrestohen tre autorët e dyshuar

175
Sigal

Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre autorët e dyshuar të plagosjes së sekretarit të PD-së, brenda selisë blu në Kavajë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u arrestuan shtetasit: N. T.(J.), 45 vjeç, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe D. T., 29 vjeç dhe M. Sh., 29 vjeç për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Këta shtetas ishin të shpallur në kërkim, pasi më datë 19.04.2021, shtetasi N. T. ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin B. O., ndërsa shtetasit D. T dhe M. Sh. nuk kanë kallëzuar për krimin.