Piu të gjitha ilaçet që kishte në shtëpi, 24 vjeçari përfundon në gjendje kome, niset me urgjencë drejt Tiranës

285
Sigal

Një i ri nga Gjirokastra është dërguar me urgjencë në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak se ka pirë të gjitha barnat me të cilat kurohej.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në Gjirokastër ku I. Dalipi 24 vjeç është gjetur nga familjarët e tij në gjendje të rëndë shëndetësore në banesë.

Në gjendje kome ai është dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës. Më pas është kërkuar ndihma e helikopterit për ta përcjellë në drejtim të kryeqytetit për ndërhyrje më të specializuar.

Paraprakisht dyshohet se i riu ishte përdorues i lëndëve narkotike.