Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë. Mësohet se një 33-vjeçar me inicialet Sh.Sh., ka pirë fotoksinë.
Sipas Policisë së Tiranës i riu është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Njoftimi i Policisë
Më datë 15.05.2022, te Liqeni Artificial, shtetasi Sh.Sh., 33 vjeç, dyshohet se ka pirë fotoksinë dhe është transportuar me ambulancë për ndihmë mjekësore në spitalin “Nënë Tereza” dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.