Pistoletë në makinë, arrestohet 60-vjeçari në Vlorë

83
Sigal

Një 60-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vorës, pasi qarkullonte me automjet i armatosur me pistoletë.

Gjatë kontrollove shtetasit Xh. P., i janë gjetur dhe sekuestruar përpos armës dhe krehri i saj me 6 fishekë.

Njoftimi i policisë:

Vorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Agimi”, sekuestrohen armë zjarri dhe municion luftarak.

Qarkullonte me automjet, i armatosur me pistoletë, kapet dhe arrestohet në flagrancë 60-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, krehri i saj me 6 fishekë në të dhe automjeti me të cilin qarkullonte 60-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që lëvizte i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Agimi”.

Gjatë operacionit, në fshatin Prezë, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin Xh. P. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë dhe krehrin e saj me 6 fishekë në të, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që drejtonte ky shtetas.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. P., 60 vjeç, banues në fshatin Palaq, Vorë, si dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.