Pistoleta nuk i përket Klodian Rashës / Përgjigjet e ekspertizës

279
Sigal

Pistoleta e gjetur në Laprakë nuk i përket Klodian Rashës.

Kjo është përgjigjja e ekspertizës për armën e zjarrit të gjetur 80 m larg vendit ku u vra 25-vjeçari nga efektivi i “Shqiponjave”, Nevaldo Hadëraj.

Burime konfirmojnë se ekspertët në laboratorin kriminalistik nuk kanë gjetur asnjë gjurmë gishtash.

Kjo rrëzon pretendimin e efektivit të policisë se 25-vjeçari kishte armë zjarri pistoletë në dorë dhe e kishte kërcënuar.

Gjatë ndjekjes, pasi i riu nuk iu përgjigj thirrjes për të ndaluar, efektivi i policisë hapi zjarr në drejtim të Rashës, duke e qëlluar me tre plumba, një në kokë dhe dy në shpatull, të cilët i shkaktuan vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes.

Vrasja tronditëse e Klodian Rashës solli valë protestash në Tiranë dhe qytete të tjera, ndërsa një ditë më parë dha dorëheqjen ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.