Pezullohet mësimi në një shkollë në Mirditë, nuk ka ngrohje për të përballuar të ftohtin

244
Sigal

Për shkak të temperaturave të ulëta të motit, mësimi në shkollën e mesme “Ndrec Ndue Gjoka” në Fan të Mirditës është pezulluar.

Mësimi është pezulluar nga e hëna, datë 18 janar për shkak të temperaturave nën zero.

Drejtoria e shkollës ka vendosur të pezullojë mësimin për shkak të mungesës së ngrohjes në këto ambiente.