Petrit Vasili thirrje ambasadave : Hajdutët e rilindjes kërkojnë që të heqin mbrojtjen e atyre që denoncojnë krimet zgjedhore

263
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social facebook, ku i ka bërë thirrje ambasadave në vend për të patur në vëmendje fakti se rilindja po përpiqet të ulë garancitë e procesit zgjedhor me anë të ndryshimeve të fundit ku kërkohet të zvogëlohen efektet penale ndaj krimeve zgjedhore.
Ja postimi i plotë i Vasilit :
Ambasadore flisni, Rilindja shqyen serish marreveshjen e 14 janarit, duke ulur garancite e procesit zgjedhor!
Rilindja shqyen edhe ligjet e miratuar me konsensusin, qe ka dhene edhe ajo vete, per ligjet pjese e Reformes Zgjedhore dhe te asistuara e mbeshtetura nga SHBA dhe BE.
Se fundmi Rilindja ka shqyer ndryshimet konsesuale te Kodit Penal duke eliminuar mundesine per te shkuar tek organizatoret, frymezuesit dhe financuesit e krimit zgjedhor duke shkarkuar pergjegjesine thjesht tek mashat periferike te ketij krimi zgjedhor.
Propozimi i miratuar konsesualisht u krijonte lehtesira te medha atyre, qe kallzonin apo krijonin lehtesira gjate procesit penal per te shkuar tek organizatoret dhe frymezuesit e krimit zgjedhor.
Por hajdutet rilindas te votave ne parlament serish kane nderhyre tinezisht per te ulur garancite e procesit zgjedhor dhe kane futur duart e pista per te mbrojtur organizuesit dhe frymezuesit duke synuar te miratojne neser ne parlament keto ndryshime.
Mazhoranca kerkon qe heqe mbrojtjen per ata qe denoncojne krimet zgjedhore. Krimet zgjedhore nuk jane krime pasioni individual por jane te porositura nga lidershipi politik qe kerkon te mbaje pushtetin me cdo kusht.
Me ndryshimin qe mazhoranca beri ne menyre tinzare ne Komisionin e Ligjeve, kunder edhe qendrimit te SHBA dhe BE qe mbeshteten vetem ndryshimet konsensuale, mazhoranca kerkon qe te zvogeloje efektivitetin e goditjes penale ndaj krimeve zgjedhore.
Ndryshimet e mazhorances duan qe hetimi te arrije sa me pak tek porositesit e krimeve zgjedhore qe jane drejtuesit politike, dhe te denohen vetem ushtaret e vegjel qe zbatojne urdhera.
Ambasadore, garante te marreveshjes per Reformen Zgjedhore flisni tani neser s’ka asnje vlere.
Ambasadore keni qene deshmitare, mbeshtetes dhe garante te marreveshjes konsesuale per Reformen Zgjedhore mbani qendrim perballe banditizmit politik, qe shkel çdo marreveshje.
Ambasadore Opozita me shume pergjegjshmeri dhe ndershmeri i ka qendruar çdo marreveshjeje.
Ambasadore pozicionohuni perballe pabesive te Rilindjes, qe kerkon te ule garancite e procesit zgjedhor dhe kerkon gjithashtu te krijoje hapesira per pandeshkueshmerine e krimit zgjedhor.
Sigal