Petrit Vasili : Rama nuk ka kohë për qytetarët shqiptarë

352
Në një postim në rrjetin social facebook, përfaqësuesi i LSI, Petrit Vasili është shprehur se Edi Rama nuk pati kurrë kohë për qytetarët shqiptarë. Në kuadër të 1 vjetorit të katastrofës së shkaktuar nga tërmeti, Vasili ka theksuar të gjitha rastet që Ramës nuk i ka dalë koha për ti shërbyer shqiptarëve.
Ja postimi i plotë :
Edi Rama nuk ka kohe per qytetaret, por per oligarket!
Edi Rames nuk i mjaftoi nje vit kohe per rikuperimin e pasojave te termetit.
Edi Rames nuk i doli koha se te gjithe kete vit e perdori per te vjedhur vendçe duke miratuar dhjetra PPP miliardere ne Kuvendin Monist.
Edi Rames nuk i doli koha sepse e perdori kohen per te shembur Teatrin ne kulmin e pandemise dhe te Gjendjes se Jashtezakonshme per grabitur 250 milione euro.
Edi Rames nuk i doli koha se e perdori per te shkaterruar konsensusin per Reformen Zgjedhore dhe duke mbyllur cdo mundesi per çeljen e Negociatave per anetaresim te Shqiperise ne BE.
Edi Rames nuk i doli koha se e perdori per te mbyllur qepenat e biznesit te vogel e mesem per te hedhur ne rruge te papune gati 100 mije te rinj me qellimin se ata do te iknin nga vendi per tia falur Shqiperine padroneve te Kuislingut Edi Rama.
Edi Rama s’ka kurre kohe per zgjidhje.
Edi Rama ka vetem Video per qytetaret.
Sigal