Pesë muaj pa marrë pagat, punonjësit e inceneratorit të Fierit bllokojnë depozitimin e mbetjeve

92
Sigal

Protestë në inceneratorin e Fierit. Rreth 20 punëtorë të inceneratorit të Fierit kanë bojkotuar punën paraditen e kësaj të marte duke bllokuar hyrjen e automjeteve që kryejnë shkarkimin e mbetjeve urbane të 6 bashkive të qarkut Fier.

Punëtorët pohojnë se kanë 5 muaj pa marrë pagat dhe disa muaj pa sigurime shoqërore.

Ata pohojnë të indinjuar se që nga muaji janar janë pa paguar ndërkohë që negociatat me administratorin shtetëror të inceneratorit Farudin Arapi kanë rezultuar pa sukses.