Përzgjidhen anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (EMRAT)

63
Sigal

Në mjediset e Institucionit të Presidentit të Republikës u zhvillua sot procedura e hedhjes së shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) që do të zhvillojë veprimtarinë e tij përgjatë vitit 2023, në përputhje me kompetencat e përcaktuara në nenin 149/d i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë si dhe të pikave 7-10 të nenit 221 të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar.

Gjatë kësaj procedure morën pjesë Avokatja e Popullit, në cilësinë e vëzhguesit, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, përfaqësues nga Kuvendi i Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese si dhe nga dhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri dhe OPDAT.

Nga hedhja e shortit u përzgjodhën si anëtarë të KED përkatësisht:

  1. Altin Binaj Gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

Znj. Fjona Papajorgji              Gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese

  1. Sandër Simoni Gjyqtar në Gjykatën e Lartë
  2. Arqilea Koça Prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme
  3. Fuat Vjerdha Gjyqtar në Gjykatat e Apelit
  4. Engert Pëllumbi Gjyqtar në Gjykatën e Apelit

Znj. Arta Marku                      Prokurore nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit

  1. Gjon Fusha Prokuror nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit

Znj. Enerjeta Shehaj (Deraj)  Gjyqtare nga Gjykatat Administrative

Përveç nëntë anëtarëve, në përputhje me përcaktimet ligjore, shorti përcaktoi edhe gjashtë anëtarët zëvendësues të KED, si më poshtë:

Znj. Vitore Tusha                   Gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese

Znj. Albana Boksi                   Gjyqtare në Gjykatën e Lartë

Znj. Alma Muça                     Prokurore nga Prokuroria e Përgjithshme

  1. Genti Shala Gjyqtar në Gjykatat e Apelit
  2. Moisi Duda Prokuror nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit

Znj. Elda Vrioni                      Gjyqtare nga Gjykatat Administrative

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) është organ i pavarur, i parashikuar në Kushtetutë, që kryen verifikimin e kushteve ligjore dhe vlerëson kriteret profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

KED përbëhet nga nëntë anëtarë, të përzgjedhur me short nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri