Përurohet xhamia e Dragostujës, Rama uron besimtarët për muajin e shenjtë të Ramazanit

697
Kryeministri Edi Rama nga xhamia e re e Dragostujës në Librazhd , uroi të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e madhërishëm të Ramazanit. Rama nuk ka lënë pa vlerësuar edhe projektin e xhamisë, si simbol i vullnetit të mirë dhe bashkëjetesës fetare në vend .
“Nuk është thjeshtë një xhami e rindërtuar, por është edhe një xhami e përzgjedhur për të qenë një hapësirë ku kaligrafia e vjetër dhe fryma e re e kësaj drite besimi bashkëjetojnë në harmoni të plotë. Ju uroj të gjithëve që të jetë i mbarë për të gjithë ky muaji i madh i Ramazanit. Ua Çoj këtë urim të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen.
I pranishëm në hapjen e xhamisë ishte Myftiu i Tiranës Ylli Gurra, i cili së bashku me kryeministrin Rama mbollën një pemë dafine në oborrin e xhamisë në shenjë simbolike.
“Mirënjohje në emër të gjithëseicilit dhe iu urojmë suksese dhe mbarësi. Ajo pemë që mbollëm së bashku do të jetë simbol i vlerësimit tuaj jo vetëm për Dragostunjën por për shqiptarët, për gjithë shërbimin që po jepni dhe do të jepni për t’i ndryshuar faqen Shqipërisë.
Xhamia e re e Dragostunjës e ndërtuar me kontributet e vete besimtarëve por edhe te myftinisë së Tiranës, është përuruar për muajin e shenjtë të Ramazanit
Sigal