Përurohet odeoni i ri i bektashinjve, Rama: Faltorja, shtyllë e udhëtimit shpirtëror

381
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e përurimit të odeonit të ri të bektashinjve. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama e ka quajtur ngritjen e kësaj faltoreje një mrekulli për të gjithë besimtarët. Sipas tij, ideator i saj është idhulltari Haxhi Dede Reshat Bardhi. “Ideatori i kësaj faltoreje është idhulltari Haxhi Dede Reshat Bardhi. Ngritja e kësaj faltoreje, e kësaj mrekullie për të gjithë besimtarët. Kjo faltore është jehonë e përcjelljes së virtyteve të besimtarëve. Faltorja me 12 cepa, shtylla të udhëtimit shpirtëror. Sot bektashizmi gjen të drejtën e destinuar që në fëmijëri nga Baba Reshat, të drejtën e qytetarisë. U realizua më në fund ëndrra e shumëpritur. Faltorja, kurorëzim i përlindjes së lirisë së bektashizmit. Ndërtesë simbol, unike. Duke mbështetur ndërtimin e kësaj foltoreje, qeveria nuk përmbushi thjesht amanetin e një njeriut të shenjtë, por dëshirën e mbarë bektashinjve’ u shpreh Rama.
Sigal