Personi që ra në greminë në malin e Çikës është punonjës i Ujësjellësit, ishte duke punuar kur rrëshqiti. Policia jep detaje

129
Sigal

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me personin që ka rënë nga lartësia në një greminë në malin e Çikës në Vlorë.

Personi që ka rënë në greminë rezulton të jetë punonjës i ujësjellësit të Bashkisë Himarë.

Mësohet se ai ka qenë duke punuar në burimet e ujit të Çikës. Sipas informacioneve zona është e izoluar por ka akses deri në një pikë për të shkuar me makinë.

Himarë/Informacion paraprak

Më datë 28.06.2022, rreth orës 11:20, në sallën operative të DVP Vlorë, është marrë njoftim se disa punonjës të Ujësjellësit në Bashkinë Himarë, ndodhen në malin e Çikës dhe se njëri prej tyre, shtetasi A. A., rreth 55 vjeç, është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë është dëmtuar.

Në vendngjarje janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe shërbimet e emergjencës, për të bërë të mundur transportin e shtetasin e dëmtuar, në spital.