Përse largohen shqiptarët? – Ministria e Diasporës: Nga ekonomia, siguria, korrupsioni dhe gjakmarrja

309
Sigal

Ndërsa jemi vendi europian me numrin më të madh të të larguarve, Ministria e Diasporës ka analizuar faktorët që detyrojnë shqiptarët të emigrojnë. Ato nisin nga varfëria, te mungesa e sigurisë, te korrupsioni e deri te gjakmarrja.

I pari është faktori ekonomik: Shqiptaret janë larguar kryesisht per arsye ekonomike sic janë – mungesa e mundësive to punësimit, – kushtet e vështira to jetesës, vecanerisht ne disa zona ku mungojnë kushtet elementare si energjia elektrike, uji dhe strehimi.

Fajtori i dytë është siguria publike: Shqipëria është përballur me flukse masive migratore si pasoje e nivelit to ulet to sigurisë publike apo trazirave ne vend. Nje numër i madh personash to kualifikuar, me kushte to mira ekonomike, janë larguar nga vendi per një to ardhme me to sigurt per veten dhe familjen e tyre. Kjo dukuri ka ndodhur vecanerisht pas trazirave to vitit 1997 dhe u shoqërua me një vale tjetër largimi.

Fajtori i tretë është korrupsioni e mungesa e besimit te institucionet publike. Institucionet e dobëta cojne ne mungesën e besimit to qytetaret per permiresimin e situates ne vend, ku korrupsioni dhe krimi i organizuar paralizojnë funksionimin normal to institucioneve shtetërore. Institucionet e dobeta dhe veshtiresite ne zbatimin e ligjit gjithashtu, ndikojne ne perpjekjet dhe perspektivat e emigranteve per t’u kthyer dhe vendosur ne vend, vecanerisht kur ata hasin veshtiresi ne ndertimin e aktiviteteve private, apo ne marredhenie me administraten publike, argumenton Ministria.

Dhe në fund renditet një faktor tërësisht shqiptar, siç është gjakmarrja. Nje rast i veçante, jane largimet per shkak to tradites se “gjakmarrjes”, to cilat kane nje ngarkese sociale dhe kulturore të veçante ne zonat veriore to vendit.