Përse e bojkotoi Rama, Vjosa Osmanin ?

280
Sigal

Një rast i tillë nuk ka ndodhur kurrë, sido që të kenë qenë marrëdhëniet personale. Një kryetar qeverie i Tiranës kurrë nuk e ka bojkotuar fjalimin në Kuvend të një kryetari shteti të Kosovës. Por, kjo ndodhi me ushtruesen e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani. Edi Rama nuk u paraqit në sallën e Kuvendit.

Vjosa Osmani kërkoi nga Kuvendi i Shqipërisë të miratojë një rezolutë për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. Nuk dihet përse Rilindja nuk e ka për zemër këtë rezolutë.

Po kështu, Presidentja tha se ideja e shkëmbimit të territoreve është e tmerrshme dhe mund të ringjallet. Osmani është një kundërshtare e Minishengenit. Për të gjitha këto Edi Rama ka vendosur ta bojkotojë këtë fjalim. Thuhet se për këtë aksion të hidhur politik ka marrë urimet e mikut të tij të ngushtë, Aleksandar Vuçiç.