Përse dekretet e Presidentit u rrëzuan me urgjencë në Komisionin e Kuvendit për Ekonominë dhe Financat?

713
Sigal

Sot me çeljen e komisioneve kuvendore në sesionin e ri parlamentar Komisioni për Ekonominë dhe Financat e ka nisur punën me shqyrtimin e katër ligjeve të kthyera nga Presidenti.

Dy nga dekretet e Presidentit të rrëzuara sot me votat e maxhorancës në Komisionin për Ekonominë dhe Financat ishin: – Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 11254, datë 08.08.2019, “Për kthimin e ligjit nr. 51/2019 “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, dhe “Gjikuria”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë koncesionare “Rruga Orikum – Llogara”, sh.p.k., për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës “Porti i jahteve – By-Pass Orikum – Dukat (ura e Shën Elizës)” – Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 11255, datë 08.08.2019, “Për kthimin e ligjit nr. 52/2019 “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, shoqërisë “ANK”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë “Bardh konstruksion”, sh.p.k., si shoqëria koncesionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot – Balldren”.

Nga një informacion i sigurt brenda Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë arsyet madhore të këtij nxitimi të ish-Ministrit të Financave janë gjetjet e fundit të auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit sipas të cilave ish-Ministri i Financave është ngarkuar me përgjegjësi direkte për shkelje flagrante të kompetencave të tij ligjore dhe nënligjore në miratimin e kontratave koncesionare të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ky fakt evidentohet fare lehtë edhe në Programin e Auditimeve të KLSH për muajin gusht 2019 të publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni.

Se cilat janë gjetjet e KLSH në lidhje me koncesionet e miratuara nga ish-Ministri i Financave dhe ish-Ministri i Energjitikës mbetet për tu parë në ditët në vazhdim por sipas burimeve të sigurta brenda MFE gjetjet pritet që te shkaktojnë tronditje të madhe në opinionin publik.

Pretendimi për legjitimimin e shkeljeve përmes miratimit në Kuvend të kontratave konçesionare do të përdoret si argument nga zyrtarët e përfshirë në këto procedura për të shmangur përgjegjësitë ligjore që do të rezultojnë pas daljes së raportit të KLSH, situatë kjo e ngjashme me miratimin me ligj në Kuvend të marrëveshjes së CEZ të konstatuar me shkelje nga KLSH.

Image