Përplasje në Shkodër, digjet qendra e votimit

649
Sigal

Kanë nisur incidentet e para në votimet monopartiake të ditës së sotme.

Raportohet se incidenti i parë ka ndodhur në qarkun e Shkodrës, ku një qendër votimi është djegur.

Qendra e votimit ndodhet në Prekal.

Kjo qendër i përket njësisë administrative Postribë, bashkia Shkodër.

Raportohet se ka qendra votimi të pahapura në bashkinë më të madhe në rajonin verior të vendit.

Po kështu në bashkinë e Vaut të Dejës, në qendrën e votimit në fshatin Stajkë nuk është shpërndarë baza materiale.

Ende nuk dihet nëse do të vijojë apo jo procesi votimit në këtë zonë.