Përplasja me armë në Laprakë, identifikohet ai që qëlloi

566
Sigal

Eshtë zbardhur dinamika e ngjarjes së mbrëmshme në Laprakë ku u shënua një konflikt me armë zjarri.

Eshte identifikuar dhe shpallur në kërkim personi që qëlloi me armë zjarri gjatë një konflikti të castit.

Ja njoftimi i policisë:

Tiranë

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Laprakë.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim personi që qëlloi me armë zjarri gjatë një konflikti të castit.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale automjeti i personit të shpallur në kërkim.

Më datë 18.07.2019, rreth orës 23:10, në rrugën “Lord Bajron” ka patur një konfliktit të çastit mes shtetasit M. J dhe një shtetasi të paidentifikuar, i cili ka qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë pa shkaktuar pasoja.

Si rezultat i reagimit të mejëhershëm të shërbimeve të Policisë dhe nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga grupi hetimor, u bë i mundur identifikimi i personit  që ka përdorur armën e zjarrit, konkretisht shtetasi A. S., 27 vjeç,  banues në Tiranë, i  dënuar më parë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, i cili është shpallur në kërkim dhe po vijon puna për kapjen e tij.

Po nga tërësia e veprimeve u gjet dhe u sekuestrua edhe automjeti në pronësi të shtetasit A. S.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.