Përplasja me armë, autori i plagosjes, efektiv i FNSH-së

787
Sigal

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur pak minuta më parë në fshatin Dorëz të Tiranës, ku gjatë një perplasje me armë një shtetas ka mbetur i plagosur.

Deri më tani mësohet se autori i plagosjes së rëndë është Flamur Karaj, me detyrë punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Enver Karaj që ka lidhje gjaku me autorin e plagosjes.

Nuk ka ende informacione mbi dinamikën e ngjarjes, edhe pse dyshohet të jetë një konflikt pronësie.