Përplasi për vdekje me makinë bashkëfshatarin, 55-vjeçari tenton të vetëvritet në qeli

181
Sigal

Tenton të vetëvritet në qelinë e burgut, 55-vjeçari i arrestuar ditë më parë në Mirditë, pasi kishte përplasur për vdekje me makinë bashkëfshatarin e tij.

55-vjeçari Gega është vënë nën akuzë për “vrasje me dashje” dhe gjykata e Leshës e kishte lënë në paraburgimin e Shenkollit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 17 shkurt në fshatin Bungaj të Mirditës pas një debati mes gegës dhe bashkëfshatarit të tij 68-vjeç, Mark Gjeta.

Dy personat kishin patur konflikte të vazhdueshme me njëri-tjetrin prej më shumë se 1 viti dhe për këtë ka qenë në dijeni edhe policia.

Madje pak kohë më parë Mark Gjeta bashkë me djalin e tij e kishin rrahur Gegën në banesën e tij. Për këtë arsye dyshohet se përplasja ka ndodhur me qëllim, por Gega thotë se ai nuk ka dashur ta përplasë atë. Ai pretendon se nuk ka mundur dot të frenojë pasi makina ka rrëshqitur nga akulli.