Përplasi me makinë të miturin dhe u largua, policia në ndjekje të 30-vjeçarit në Këlcyrë

151
Sigal

Këlcyrë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:50, në rrugën rurale të fshatit Gur, Këlcyrë, mjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin K. J., 30 vjeç, banues në fshatin Gur, ka aksidentuar shtetasin Y. Sh., 14 vjeç.

Shtetasi K. J., pas aksidentit, është larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur automjetin.

Shtetasi Y. Sh. po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Këlcyrës, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për kapjen e drejtuesit të automjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.