Përplaset me shtyllën automjeti në Sukth, katër të lplagosur, shoferi në gjendje të rëndë

220
Sigal

Një automjet në Sukth të Durrësit është përplasur me një shtyllë elektrike. Për pasojë, mësohet se janë lënduar katër personat që ndodheshin në automjet.

Në gjendje të rëndë është shoferi, i cili bashkë me të lënduarit e tjerë janë dërguar në spitalin e Durrësit për mjekim. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.