Përplasen dy makina në Elbasan, një grua shtatëzënë dërgohet me urgjencë në spital

162
Sigal

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Elbasan mbrëmjen e sotme. Siç raporton gazetari Aldo Kozarja, dy mjete janë përplasur mes tyre në vendin e njohur si “Fusha e Loparit” pranë shkollës “Jorgji Dilo”.

Një mjet tip Mercedes që drejtohej nga një vajzë është përplasur me një mjet tjetër tip fuoristradë. Paraprakisht dyshohet se shkak i përplasjes të jetë bërë shpejtësia me te cilën ka qenë duke lëvizur mjeti tip fuoristradë.

Fatmirësisht nga përplasja janë shënuar vetëm dëme materiale, ndërsa dy drejtuesit janë në gjendje të mirë shendetësore.

Tronditje ka pësuar vajza, e cila sipas burimeve nga vendngjarja thuhet se është shtatzënë çka ka bërë që edhe ambulanca  të mberrije me shpejtësi  për t’a dërguar drejt spitalit ku bëhet me dije se është pa probleme serioze për jetën.