Përplasen dy automjete në Llogara, dy persona të plagosur

371
Sigal

Një aksident ku janë përfshirë dy automjete ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Llogara, në afërsi të fshatit Fushë Dukat.

Mësohet se dy automjetet janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital

Shkaqet e aksidentit janë të paqarta.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.