Sigal

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka reaguar përmes një statusi në Facebook mbi situatën e krijuar në qytetin e Burrelit, ku spitalet janë pa asnjë lloj kushti dhe në maternitet nuk kryhen dot lindje.

Spahiu shprehet se emigracionit i është bashkangjitur dhe rënia e lindjeve, mungesë kushtesh minimale, vdekje foshnjash për mungesë inkubatorësh, dhe e gjitha kjo në vitin 2019.

Statusi i plotë i Spahiut:

Situata reale jo vetëm në Burrel por dhe më rëndë në Bulqizë.

Situata reale në shumë qarqe të vendit.

Emigracionit i është bashkangjitur dhe rënia e lindjeve, mungesë kushtesh minimale, vdekje foshnjash për mungesë inkubatorësh, dhe e gjitha kjo në vitin 2019!

Ik shko flit me Ermalin, se atë punë di ta bësh mirë!