Përndiqte ish-të fejuarën dhe e kërcënonte në rrjetet sociale, arrestohet vlonjati

278
Sigal

Një 27-vjeçar nga Vlora ka përfunduar në pranga të policisë.

Sipas efektivëve të Vlorës, i arrestuari përndiqte ish-të fejuarën, ndërsa tentonte t’i prishte imazhin duke hapur llogari me emrin e saj në rrjetet sociale.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës intensive për kapjen e shtetasve të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale, Policia ka bërë ndalimin e shtetasit:

S.K., 27 vjeç, banues në Vlorë. Ndalimi i tij u bë pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi S.K, për motive të dobëta ka përndjekur ish të fejuarën e tij dhe ka hapur adresa të rreme në rrjetet sociale, me qëllim prishjen e imazhit të saj.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të shtetasit S.K për veprat penale “Përndjekja” dhe “Ndërhyrje pa të drejtë në jetën private”.