Përmirësohet situata hidrike, KESH shet energji, fasha 800 kWh pritet të anulohet edhe për dhjetorin

63
Sigal

Situata e mirë hidrike ka lejuar Korporatën Elektroenergjitike që të shesë përsëri energji elektrike. Në bazë të procedurës së zhvilluar energjia është shitur për periudhën 26-29 nëntor dhe kap një vlerë totale prej 2.7 mln eurosh. Rezulton se KESH e ka shitur energjinë në çmime të përafërta me ato të bursës.

Për shkak të uljes së temperaturave enegjia është shtrenjtuar ndjeshëm në bursë gjatë ditëve të fundit duke arritur edhe mbi 400 euro në oraret e pikut.  Korporata Elektroenergjitke ka shitur 10 mijë megavator energji të ndarë në dy lote me çmime që variojnë nga 247.77 euro në 285,75 euro.

Situata e favorshme hidrike, po gjeneron të ardhura për KESH ku përmes 3 procedurave janë siguruar mbi 6 mln euro. Prurjet në kaskadë vijojn të mbeten të larta dhe përllogariten rreth 900 m3 në sekondë.

Ndërsa kuota në Fierzë është rreth 278 metra ose rreth 11 metra më shumë se një javë më parë. Këto tregues janë optimist edhe për qytetarët. Sipas vendimit të Entit Rregullator të Energjisë  fasha prej 800 kWh  është në fuqi për muajin dhjetor, por me shumë gjasa qeveria pritet ta anulojë edhe për këtë muaj.