Përmbytjet, si parashikohet moti për pjesën tjetër të ditës

652
Në 24 orët e fundit i gjithë vendi ka qenë nën pushtetin e reshjeve të dendura, ku në disa qytete lumenjtë kanë dalë nga shtrati duke sjellë përmbytje.
Megjithatë reshjet gjatë ditës së sotme pritet që të pushojnë. Sipas ‘’Meteoalb” pas mesditës vranësirat largohen gradualisht nga territori duke bërë që në pjesën më të madhe të vendit të dominojë moti kryesisht i kthjellët.
Ndërsa era do të fryjë mesatare gjatë paradites me drejtim Perëndimor por dobësohet ndjeshëm shpejtësia e erës gjatë pasdites kur pritet të fryjë kryesisht e lehtë nga drejtimi Veriperëndimor.
Temperaturat ulen ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke variuar nga -2°C mëngjesi në ekstremin Verior në 14 – 15°C, maksimumi në zonat Jugperëndimore.
Çka do të thotë që në një pjesë të mirë të vendit pritet të ketë reshje të dëborës.
Sigal