Përmbytjet/ Në rrezik shembje Ura e Zemblakut, devijohet qarkullimi

603
Ura e Zemblakut në Korçë rrezikon të shembet për shkak të reshjeve të shumta.
Ura ka pësuar deformim dhe për të shmangur rrezikun për jetët e njerëzve qarkullimi është devijuar në rrugën dytësore.
Mësohet se nuk lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të lehtë dhe të rëndë.
Ura është amortizuar për shkak të vjetërsisë por edhe për shkak të ujërave të rrëmbyeshëm, duke e kthyer në rrezik për banorët e zonës.
Sigal