Përmbytjet, ja shkollat ku pezullohet mësimi për pesë ditë

679
Moti i keq dhe shirat e dendura të dy ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit. Nisur nga kjo situata, Ministria e Arsimit ka vendosur pezullimin e mësimit në 25 shkolla, kryesisht në zonat e përmbytura.
Në një deklaratë për mediat, ministrja Nikolla tha se mësimi do të pezullohet për 5 ditë në 5 shkolla në Vlorë, 2 në Kamëz, 3 në Dibër dhe 2 në Kukës.
Po kështu mësimi do pezulllohet edhe për një shkollë në Krujë.
Ndërsa për shkollat e tjera, mësimi do të vijojë normalisht ditën e nesërme, pas pezullimit dyditor për shkak të motit të keq.
Sigal