Përmbytjet, banorët e Obotit: Na ka ngordhur gjëja e gjallë, s’kemi ç’të hamë

246
Sigal

Një sipërfaqe prej 960 hektarësh tokë bujqësore është e përmbytur në Obot, sipas të dhënave të Bashkisë Shkodër. Një nga banorët, duke folur për ABC shprehet se gjëja e gjallë është mbytyr për shkak të vërshimit të ujit, ndërsa shton se kjo ua ka vështirësuar më tej situatën.

“Këtu janë mbyt qetë, këtu janë mbyt derrat, kam nja dy derra nga 50 kg. Sen me hangër s’kena. U ndihmoftë Zoti.”

Ndërkohë, sipas informacioneve, vijon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta, ndërsa është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.

Kurse, ujësjellësi Oblika 1 vijon të jetë jashtë funksiont si pasojë e përmbytjeve.

Sipërfaqe toke nën ujë në njësinë Ana e Malit:

  • Tokë e pakultivuar 210 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 705 Ha
  • Grurë 40 Ha
  • Pemtore 5 Ha