Përmbyset furgoni me pasagjerë në Vorë, raportohet për disa të plagosur

196
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin dytësor Vorë-Tiranë.

Një furgon pasagjerësh është përplasur nga një automjet tjetër tip ‘Range Rover’ në pjesën anësore duke sjellë edhe përmbysjen e tij në rrugë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar ambulanca dhe policia rrugore.

Deri tani mësohet se janë disa të lindur që janë dërguar në spital për tu mjekuar dhe për fatin e mirë edhe pse një aksident i rrezikshëm nuk u raportuan për viktima.