Përmbyjtet, Rama në Fier: Serat do rindërtohen me standard evropian

491
Sigal

FIER – Kryeministri Edi Rama ishte sot zonën e Frakullës në Fier, një nga zonat e prekura nga përmbytjet, ku premtoi se të gjitha serat e dëmtuara do të rindërtohen sërish, dhe këtë radhë me një standard evropian.

Deklaratat Kryeministri Rama i bëri nga komuna e Kafarajt dhe ku ishte i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti. Gjatë fjalës së tij Rama u ndal tek dëmshpërblimet, ku siguroi edhe një herë fermerët dhe familjet e prekura, se çdo dëm i shkaktuar nga përmbytjet, do të rimëkëmbet dhe do të dëmshpërblehen.

Në këtë kontekst, shefi i qeverisë nënvizoi se edhe serat e dëmtuara do të nisin procesin e rindërtimit. Dhe sipas Ramës, projekti i qeverisë parashikon që serat të jenë me standarde më të mira se ato ekzistuese dhe me një infrastrukturë të re prodhimi shumë më moderne.

“Të gjitha serat e dëmtuara do të rindërtohen. Projekti për ndërtimin e serave me standarde më të mira se ato ekzistuese. Pronarët do të marrin gjithçka mbrapsht. Infrastruktura e re e prodhimit, shumë më moderne. Ka ende për të bërë, të përgatitur ta përballojmë këtë punë.” u shpreh Kryeministri Rama

Edhe në rrjetet e tij sociale, kryeministri Rama bëri të ditur se puna për rindërtimin e serave të dëmtuara ka nisur dhe ato do të kenë një standard evropian.

“Ne zonen e Frakulles ku nisi puna per rindertimin e serave te shkaterruara nga permbytja! Serat e rindertuara do te kene standarte evropiane.” shkruan Kryeministri
 
Zonat në jug të vendit, të cilat u prekën nga përmbytjet e këtij fillim viti, kanë lënë tashmë pas situatën problematike, ndërsa ka nisur procesi i dëmshpërblimit të dëmeve përfshirë këtu, banesat, bagëtitë dhe së fundmi edhe serat.