Përkeqësohet situata me zjarret në Mashkullorë. Nis evakuimi i banorëve

137
Sigal

Zjarri në Mashkullorë, në majën e Rrunës në Kukës dhe në Karaburun, janë tre vatrat që paraqesin rrezikshmëri më të lartë ditën e sotme. Në Mashkullorë të Gjirokastrës era po çon flakët drejt fshatit, ndërsa në zonë po ndërhyhet edhe nga ajri me helikopter për shuarjen e flakëve si dhe 50 trupa janë angazhuar nga toka. Po ashtu është dhënë urdhëruar dhe ka filluar evakuimi i banorëve.

Situata është mjaft problematike edhe në Majën e Rrunës në Kukës, ku ka filluar ndërhyrja nga ajri.