Përgjigjet ministrja e financave/ A do ketë falje të gjobave të vitit 2020 për biznesin?

Për ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, është ende herët për të folur nëse do të ketë falje gjobash për biznesin në vitit 2020, i cili ishte një vit i vështirë për shkak edhe të pandemisë së koronavirusit.

Pyetur nga gazetarët në konferencën për mediat, ministrja tha se vendimi do të merret pas janarit të vitit të ardhshëm.

Sigal

“Unë s’do e lidhja faljen e gjobave me pandeminë, analiza bëhet për të parë pse akumulimi i borxhit tatimor në vite, se nuk është i një viti, ka ndodhur, cilët faktorë kanë kontribuuar, principali e interesat nuk janë subjekt për tu diskutuar, por për një vit të vështirë e pas një analize ne mund të mendojmë një formë, por është shumë herët për të konkluduar.

Jemi duke e parë por është për t’u diskutuar në muajin janar dhe në vijim”, tha ministrja.