Përgatitjet për zgjedhjet, PDIU dhe PBDNJ ankohen tek Glover e ODIHR

590
Partia për drejtësi Integrim dhe Unitet ka “denoncuar” pranë kryevëzhgueses se OSBE/ODIHR, Audry Glover vendimmarrjen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për grupet e numërimit. Në një letër zyrtare drejtuar kryevëzhgueses, kryetari Shpëtim Idrizi kërkon ndërhyrje pasi e cilëson të paligjshëm vendimin për të përjashtuar PDIU nga nga e drejta për të marrë anëtarin e tretë të Grupit të numërimit të Votave.

“Nisur nga kjo, ne kërkojmë ndërhyrjen Tuaj, në mënyrë që të sigurohet zbatimi korrekt i Kodit Zgjedhor dhe të kemi zgjedhje të lira, të drejta dhe transparente”, i drejtohet kreu i PDIU Glover. Kërkesën Idrizi e argumenton me faktin se Partia që ai drejton ka pesë mandate në Kuvendin e Shqipërisë, dhe se sipas Kodit Zgjedhor, ka të drejtë që të propozojë anëtarë në Grupit të numërimit të votave, ndërsa përsërit qëndrimin për ta apeluar.
Ndërkaq, kryevëzhguesja e OSBE pati një takim me kreun e PBDNJ, Vangjel Dule i cili ka shprehut shqetësimin mbi ecurinë e procesit zgjedhor në zonat ku jetojnë historikisht dhe në numër të konsiderueshëm pjesëtarët e minoritetit etnik grek.
Sigal