Përfundon takimi i Presidentit me opozitën, Basha: Ja kur do të shpëtojnë shqiptarët nga Ramavirusi

73

Takimi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe aleatët opozitarë ka përfunduar.

Pas takimit reagoi kreu i opozitës, Lulzim Basha.

“Shembja e Teatrit është prova e fundit e një hajduti ordiner që i vjedh, i varfëron, dhe i dhunon shqiptarët. Me çdo ditë që kalon, RAMAVIRUSI i bën dhe më keq njerëzve dhe vendit. Ai është sot armiku i mirëqenies së shqiptarëve”.

“Gjatë takimit të koalicionit opozitar me Presidentin Meta diskutuam për krizën dhe rrugëdaljen prej saj: shqiptarët do shpëtojnë kur të bashkuar kundër së keqes do t’ju drejtohen kutive të votimit me te gjitha garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme,” shkruan Basha.