Përfundon takimi i naftëtarëve me administratorët e rafinerisë, nuk ka dritë jeshile

306
Sigal

Një përfaqësi e naftëtarëve e kryesuar nga kryetari i sindikatës, Sokol Dautaj, zhvilloi sot në Fier një takim me përfaqësuesit e kompanisë që administron rafinerinë, mirëpo asnjë nga kërkesat e naftëtarëve nuk është marrë parasysh.

Rafineria e Ballshit administrohet nga kompania Allum Enterprises, e cila për vitin 2019, sipas bilancit të dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit pati mbi 36 milionë lekë humbje. Në bilancin në fjalë, Allum Enterprise pati deklaruar 202 milionë lekë të ardhura nga “aktiviteti i shfrytëzimit” ndërsa rreth 17 milionë lekë “shpenzime personeli”.

Ditën e sotme naftëtarët hynë me forcë në rafineri ku dhe bënë një inspektim në ambientet e brendshme të uzinës. Dautaj në një deklaratë për mediat tha se rafineria ka disa dyer dhe Policia Private nuk do të mund t’i ndalonte teksa sqaroi se hyrja me forcë ishte simbolike për të treguar se brenda ambienteve nuk ka asnjë punonjës.