Përfundon Panairi i 25 i librit. Ndahen çmimet dhe jepen vlerësime

122


Libri më i mirë i Zija Çelës

Tre shtëpitë Botuese më të frekuentuarat për lexuesit e Panairit të 25-të të Librit janë

Sigal

Albert Z. ZHOLI

Kanë mbizotëruar libri për fëmijë dhe autorët e huaj në Panairin e 25-të të Librit “Tirana 2025”, që pas pesë ditëve, dje mbylli dyert për të gjithë lexuesit, të cilëve tashmë do t’u duhet t’iu drejtohen librarive për autorët e preferuar. Edhe pse këtë vit, për shumë arsye, ka patur një ulje prej 35% për qind të titujve të rinj. Panairi i Librit është vizituar nga shumë lexues, por blerjet nuk kanë qenë siç pritej. Ndosha ishte dhe koha e keqe e dy ditëve të fundit.

Edhe pse nuk ka një statistikë zyrtare për numrin e librave të shitur këtë vit, mendohet e krahasuar me një vit më parë, ndoshta dhe për shkak të uljes së numrit të titujve të rinj, edhe shitjet kanë qenë në rënie. Gjithsesi mendohet se shitjet në këtë Panair kanë arritur në shifrat e 550 mijë titujve, që janë ofruar nga 97 ente botuese pjesëmarrëse nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Çmimet

Në sallën ovale të Pallatit të Kongreseve në ditën e katërt të ngjarjes, u ndanë Çmimet e Panairit, për këtë edicion të 25-të.  “Për rrezatimin e një urtie dhe përvoje të pasur letrare në identifikimin e bjerrjes së shpirtit njerëzor, si dhe tjetërsimit të fytyrës së vdekjes e të dashurisë, në labirintet e një bote që shkon e përfton trajta distopike”, çmimi kryesor “Shkrimtari më i mirë i vitit 2022” iu dorëzua autorit Zija Çela për veprën “Banka e Ankesave”, nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj.

Çmimi i letërsisë për fëmijë iu dha autores Natasha Shuteriqi për librin “Kalendari i ëndrrave të mollës”.

Me një juri të kryesuar nga shkrimtari e përkthyesi Virgjil Muçi, çmimi për “Përkthimin më të mirë nga letërsia franceze” i shkoi Klarita Lagjit, për veprën e “Vendi i babait” të nobelistes franceze Annie Ernaux. Ndërsa Romeo Çollaku me “varfanjaku i Zotit” të Nikos Kazanxaqis, u përzgjodh për “Përkthimin më të mirë të vitit”.

Vlerësimi për veprën më të mirë studimore shkoi për Arben Imamin me “tri format e mendimit”, çmim për të cilin as kreu i Bashkisë Tiranë, nuk e kurseu mendimin e tij.

Vëzhgimi

Lexuesit në këtë Panair në fakt gjetën atë që deshën, librin e të gjitha llojeve dhe të gjitha zhanreve, duke filluar që nga libri artistik, libri për fëmijë, histori, sociologji, publicistikë, politikë. Dhe këto të paraqitura në mënyrë shumë të bukur nga pikëpamja klasike. Nëpër stenda u kërkuan autorë të huaj të njohur dhe shumë autorë shqiptarë si Ismail Kadare, Helena Kadare, Besnik Mustafaj, Zija Çela, Lleshanaku, etj… Panairi i Librit mbetet i rëndësishëm, sepse gjalloi jetën publike në Shqipëri, e shkundi atë nga tensioni i problematikave sociale të ditëve të fundit.

Librat për fëmijë më të shitur