Përfundon numërimi tek ‘Shkolla e Kuqe’ në Tiranë, ka si ndahen votat

241
Sigal

Ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive në KZAZ-në 38 të Tiranës, përkatësisht te “Shkolla e Kuqe”.

Fituese në këtë KZAZ ka dalë Partia Demokratike me 7886 vota, teksa kjo është pikërisht zona ku ka votuar dhe vetë kryedmeokrati Lulzim Basha.

Ndërkohë, e dyta në radhë është PS me 7556 vota. Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017, PS ka një rritje me 400 vota, ndërkohë që PD ka fituar me 330 vota më shumë se socialistët.