Përfundon numërimi në UP/ Emrat e Rektorëve dhe Dekanëve e zgjedhur

519
Ka përfunduar numërimi i votave edhe në Universitetin Politeknik të Tiranës. Mësohet se studentët dhe stafet akademike kanë zgjedhur Rektor kandidatin Andrea Maliqari. Ky i fundit ka mbajtur postin e Dekanit të Arkitekturës dhe Urbanistikës. Maliqari ka mundur rivalët e tij në garë, Përparim Hoxhën dhe Andonaq London. Ndërkohë bashkëshorti i Ministres së Arsimit Lindita Nikolla, Ligoraq Nikolla ishte kandidati i vetëm për Dekan në Fakultetin e Inxhinierisë Matematike, duke u shpallur fitues. Ndërsa Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë zgjidhet është zgjedhur Jorgaq Kacani. Dekanati i Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit do të drejtohet në katër vitet e ardhshme nga Vladi Koliqi. Ndërsa Gëzim Hasko është zgjedhur Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. Dekan i Fakultetit të Gjeologji-Minierave është zgjedhur Vasil Jorgji dhe Dekan i Fakultetit të Gjeoshkencave është zgjedhur Fatos Hoxha.
Sigal