Përfundon numërimi i 6 kutive të para në Dibër, garë e ngushtë, por ja kush kryeson (Rezultati)

373
Sigal

Ka përfunduar numërimi i gjashtë kutive të para në Dibër, ku sipas të dhënave të raportuara rezulton një kryesim nga ana e Partisë Demokratike me 760 vota, e pasuar nga Paria Socialiste me 640 vota dhe LSI me 95 vota.

KQZ ka numëruar më shumë se 11 000 fletë votimi deri më tani duke nxjerrë rezultatet e para në rang vendi.

Mësohet se deri më tani janë numëruar 11134 fletë votimi, nga të cilat 5708 ose 51.27 për qind janë për Partinë Socialiste; 4317 ose 38.77 për qind janë për PD dhe Aleancën për Ndryshim dhe 825 vota ose 7.41 për qind janë për LSI-në.