Përfundon liri-dalja! Policia dhe Ushtria patrullojnë çdo rrugë

412
Sigal

Përfundon lëvizja e lirë. Orari i caktuar nga qeveria për lëvizjen e qytetarëve ka përfunduar pak çaste më parë.

Sapo ora ka shënuar 13:00, Policia dhe Ushtria kanë filluar që të patrullojnë të gjitha rrugët në vend dhe në kryeqytet për të parë nëse qytetarët u janë bindur urdhërit.

Qytetarët kanë pasur të drejtë për të lëvizur nga shtëpia që në orën 05:00 të mëngjesit deri më 13:00 të pasdites. Të gjithë ata që kapen duke lëvizur jashtë këtij orari do të dënohen me gjobë 10 mijë lekë, deri tek arrestimi i tyre.

Ndërkohë, numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 89, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë.