Përfundon faza e dytë për “pagën e luftës”, ja sa punonjës e biznese kanë aplikuar

473
Sigal

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar numrin e aplikimeve për fazën e dytë të pagës së luftës e cila është mbyllur ditën e sotme.

Në këtë fazë kanë aplikuar 23,679 punonjës, ndër të cilat janë miratuar 22,445 prej tyre, ndërskohë që vijon procesi i verifikimit për pjesën tjetër.

Ndërkohë janë 22,445 biznese që kanë aplikuar në këtë paket të ndihmës financiare mes të cilave janë aprovuar, 22,219 me një numër prej 54,243 punonjësish.