Përfundon afati për kreditë e buta, mbi 2000 aplikime në Bashkinë e Tiranës

569
Përfundon afati për aplikimin e kredisë së butë në zyrat e Bashkisë së Tiranës. Fluksi i aplikimeve ka qenë shumë i lartë ditët e fundit në zyrat e bashkisë.
Zyrtarët e këtij institucioni bëjnë me dije se numri i aplikuesve ka arritur mbi 2 mijë për këtë skemë sociale dhe janë krijuar lehtësi që aplikimi këtë të enjte të vijojë edhe pas orarit zyrtar që është ora 16:00.
Bashkia e Tiranës synon që brenda qershorit të miratojë listat dhe të dalin përfituesit e parë.
Bashkia këtë vit lehtëson kredinë për 1 mijë familje, skemë kjo e cila pritet të vijojë edhe në vitet pasuese nisur nga kërkesa e lartë e qytetarëve por edhe interesi ekonomik për kryeqytetin pasi shuma të mëdha parash injektohen në ekonominë lokale.
Sigal