Përfshihet nga zjarri një apartament pranë stacionit të trenit në Durrës

22
Sigal

Një apartament në lagjen numër 4 në Durrës, pranë stacionit të trenit është përfshirë nga flakët.

Zjarri ka rënë në katin e tretë të një pallati 7 katësh.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset të cilët po vënë nën kontroll situatën. Nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz.